Në Kosovë këtë javë ka hyrë në fuqi kodi i ri penal që parasheh shtim dënimesh për shkelësit e ligjit duke synuar luftë më të frytshme kundër korrupsionit. Derisa autoritetet paralajmërojnë për, siç thonë ata, epokë të re në drejtësinë e Kosovës, ekspertët janë të rezervuar që këto ndryshime do të sjellin rezultate reale, meqë sipas tyre ende mungon vullneti i duhur politik për ta luftuar korrupsionin. Nga Prishtina njofton korrespondentja jonë, Edlira Bllaca.
Facebook Forum