Lidhje

Shtatë të vrarë nga incidente dhune në Kabul


Trazira në Kabul
please wait
Embed

No media source currently available

0:00 0:01:18 0:00

Një shpërthim vetëvrasës tronditi sot kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, pasuar nga një përleshje e armatosur mes forcave të sigurisë dhe një grupi kryengritësish.

Shtatë vetë mbetën të vrarë vetëm një ditë pas bisedimeve mes autoritetet afgane dhe përfaqësuesve talebanë që dështuan pa arritur paqen e shumë-pritur. Incidentet e dhunshme lanë të paktën tetë të plagosur.

Sipas shefit të policisë, autori i sulmit hodhi veten në erë pranë ministrisë së komunikacionit duke hapur rrugën për katër persona të armatosur që u futën në kompleksin qeveritar të fortifikuar rëndë në qendër të Kabulit.

Ashkush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Talebanët thanë se nuk ishin të përfshirë në këto sulme.

Incidentet e sotme regjistrohen një ditë pas mbylljes pa rezultat të bisedimeve mes talebanëve dhe zyrtarëve afganë dhe pason njoftimin e talebanëve se po fillojnë ofensivën e pranverës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG