Lidhje

Turqi, nëntë të ndaluar pas sulmit ndaj kreut të opozitës


Turqia ka arrestuar nëntë persona, përfshirë një anëtar të partisë në pushtet AK, pasi kreu i opozitës kryesore të vendit u qëllua me grusht dhe makina e tij u qëllua me gurë në funeralin e një ushtari në fundjavë, njoftoi ministri i brendshëm të hënën.

Zoti Kilicdaroglu u sulmua të dielën ndërsa po merrte pjesë në varrimin në Ankara të një ushtari të vrarë në përleshjet me militantët e paligjshëm të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).

Incidenti ndodh ndërsa Partia e tij Popullore Republikane (CHP) mundi Partinë AK të Presidentit Tayyip Erdogan më 31 mars në zgjedhjet për kryebashkiak, në kryeqytetin e vendit Ankara si dhe Stamboll, një humbje e forte kjo për partinë në pushtet.

Gjatë fushatës, zoti Erdogan shpesh akuzoi CHP-në dhe zotin Kilicdaroglu për lidhje me terrorizmin për shkak të marrëveshjeve zgjedhore në disa zona elektorale me partinë pro-kurde të opozitës HDP-në, të cilën zoti Erdogan e akuzon se ka lidhje me PKK-në e cila është shpallur e jashtëligjshme.

HDP-ja mohon lidhjet me PKK-në, e cila ka zhvilluar kryengritje për autonomi në juglindje të vendit të banuar nga një shumicë kurde që nga viti 1984, dhe konsiderohet një organizatë terroriste nga Turqia, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG