Lidhje

Kim Jong-un në Rusi për takim me Presidentin Putin


Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong-un arriti në rajonin lindor të Rusisë për takimin e parë me Presidentin Vladimir Putin, që sipas tij është hapi fillestar drejt lidhjeve më të ngushta me Moskën.

Në qytetin port të Vladivostokut, Kim Jong Un u përshëndet nga zyrtarët rusë dhe një grup ushtarak. Udhëheqësi i Koresë së Veriut arriti në Vladivostok me trenin e tij të blinduar.

Gjatë një ndalese të mëparshme në qytetin kufitar Khasan, Kim Jong Un tha se ky "nuk do të jetë udhëtimi i fundit" në Rusi, duke shtuar se ky është hapi i parë drejt përmirësimit të marrëdhënieve me Moskën, sipas një njoftimi të bërë nga autoritetet ruse.

Në samitin e së enjtes, Kim Jonhy Un pritet të kërkojë ndihmë ekonomike nga Presidenti Putin, sidomos lehtësimin e sanksioneve ndërkombëtare që mbeten në fuqi pas ndërprerjes së bisedimeve bërthamore me Shtetet e Bashkuara.

Ky është një tjetër takim i profilit të lartë për udhëheqësin koreanoverior, i cili deri vitin e kaluar nuk kishte dalë nga Koreja e Veriut që nga ardhja në pushtetit në vitin 2011.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG