Lidhje

Policia greke u bllokon sasi të mëdha droge rrjeteve shqiptaro-greke


Policia greke tha se bllokoi në dy operacione në shkallë të gjerë në kryeqytetin grek Athinë sasi të mëdha droge që u përkasin rrjeteve shqiptaro greke të drogës.

Drejtori i Sigurisë së Atikës, Jorgo Kanellos tha se Policia greke tha se arrestoi pesë persona dhe sekuestroi në operacionin e parë 44 kg heroinë te paster dhe 10 kg përzierës droge ndërsa në operacionin e dytë bllokoi 755 kilogramë marijuanë dhe një sasi të vogël kokaine.

Burimet policore greke flasin se heroina mbërrinte në Athinë nga Irani dhe trafiku dyshohet se drejtohej nga dy shtetas shqiptarë që vuajnë dënimin në një burg të sigurisë së lartë në Greqi.

Policia greke ka bllokuar gjatë operacionit edhe dy laboratorë të pajisur për përpunim dhe ripaketim të drogës. Sipas policisë greke nga shitja e heroinës përfitimet e organizatës llogariteshin më shumë se 1,3 milion dollarë.

Ndërsa hetimet për operacionin e dytë kanë provuar se sasitë e mëdha te marijuanës ishin transportuar në Greqi nga Shqipëria.Lënda narkotike shpërndahej nga rrjetet me një përfitim vjetor prej gati 1,3 milionë dollare. Policia greke tha se një shtetas shqiptar është arrestuar dhe po hetohen bashkëpuntorët grekë të tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG