Lidhje

Presidenti u bën thirrje amerikanëve të vaksinohen


Presidenti Donald Trump u ka bërë thirrje amerikanëve të vaksinohen për t’u mbrojtur nga epidemia e fruthit që është shfaqur në disa zone të Shteteve të Bashkuara.

Sëmundja e fruthit, e shkaktuar nga një virus tepër ngjitës dhe shumë i rrezikshëm në rastet kur personi është i pavaksinuar, u deklarua e zhdukur në vitin 2000 por është rishfaqur pasi disa prindër nuk vaksinojnë fëmijët sepse është krijuar bindja se vaksinat shkaktojnë probleme zhvillimi tek foshnja, si për shembull autizëm.

Rishfaqja e fruthit ka detyruar dy universitete të vendosin në karantinë qindra studentë, pedagogë e punonjës. Sipas Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve deri tani janë identifikuar 700 raste në 22 shtete. Kjo është përhapja më e rëndë e sëmundjes në 20 vjetët e fundit.

Presidenti u përpor të siguronte amerikanët dje se vaksinat janë të padëmshme dhe se janë të domosdoshme për mbrojtjen nga sëmundje si fruthi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG