Lidhje

Meta: pa opozitën në zgjedhje, pluralizmi në rrezik


Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta tha sot se mospjesmarrja në zgjedhjet e 30 Qershorit të të gjitha partive opozitare që dolën nga parlamenti rrezikon sipas tij, jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend. Këto komente Kreu i shtetit i bëri gjatë një takimi që pati me drejtuesit e 5 partive të vogla opozitare, ku ai ka shprehur shqetësim për krizën serioze në të cilën ka hyrë vendi

Pasi një ditë më parë propozuan një seri ndërhyrjesh të thella në Kushtetutë, me qëllim ofrimin e një zgjidhjeje afatgjatë të krizës politike, por që në pikënisje ka kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme, drejtuesit e 5 partive të vogla opozitare, u pritën sot nga presidenti Ilir Meta.

Meta: Pa opozitën në zgjedhje, pluralizmi në rrezik
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:32 0:00

Që prej shkurtit të kaluar partitë e opozitës braktisën parlamentit duke hequr dorë nga mandatet e deputetëve të tyre, ndërsa më pas vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhjet vendore të 30 Qershorit. Kreu i Shtetit shprehu “shqetësimin se mosregjistrimi i të gjitha partive opozitare të legjislaturës së fundit parlamentare rrezikon sipas tij, jo vetëm standardet e zgjedhjeve, por edhe pluralizmin politik në vend”.

Ashtu si dhe më herët, zoti Meta ka folur për “një krizë serioze kushtetuese, institucionale dhe të përfaqësimit ku ka hyrë vendi”, duke theksuar se megjithatë “nuk është asnjëherë vonë për të reflektuar dhe për të gjetur zgjidhje që do të rivendosnin normalitetin kushtetues, institucional dhe demokratik të vendit”, e duke nxitur “dialogun dhe zërat e arsyeshëm, për dekurajimin e përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës”.

Presidenti Meta ka theksuar se “do të vazhdojë kontributin e tij, me të gjitha format e mundësitë për të kërkuar reflektimin e të gjithëve, me qëllim garantimin, jo vetëm të bashkëjetesës demokratike, por edhe ecurinë e suksesshme dhe të besueshme të reformave të lidhura me integrimin europian”, përfundon deklarata e shpërndarë nga zyra e Presidentit, pa përcaktuar se cilat do të mund të ishin hapat që do të ndermerrte zoti Meta.

Kryetari Republikan Fatmir Mediu, ishte pak më specific në deklarimet e tij në përfundim të takimit: "Presidenti vlerësoi kërkesën e partive tona. Në vlerësim të kërkesës dhe qëndrimeve tona, do ndërmarrë qëndrimet e veta edhe në diskutim edhe me palët e tjera politike”.

Nga ana e saj shumica i qëndron vendimit për të mos hyrë në bisedime për zgjedhje të parakohshme apo shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Zhvillimet e brendshme nuk favorizojnë pozitën e Shqipërisë përballë vendimit të qershorit për hapjen e bisedimeve për anëtarësim, aq më tepër kur dhe vetë situata e vendeve anëtare, në prag të zgjedhjeve europiane të majit, nuk është se ndihmon. Edhe dje në takimin e Berlinit, udhëheqësit e dy vendeve kryesore të BE-së, kancelarja Angela Merkel, dhe presidenti francez Emanuel Macron folën për mbështetje ndaj Ballkanit, duke lënë në hije çështjen e Zgjerimit. Ky kontekst i komplikuar mund të shtyjë për në shtator vendimin për Shqipërinë, duke qenë se dhe koha mes publikimit të raportit të Komisionit europian dhe mbledhjes së Këshillit, këtë herë është e ngushtë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG