Administrata e Presidentit Trump i ka ka kërkuar Kongresit 4.5 miliardë dollarë shtesë fonde urgjente për kufirin për t’u përballur me valën e imigrantëve që kërkojnë azil në kufirin mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Kërkesa ka gjasa të shkallëzojë tensionet me demokratët pas një sërë masash ekzekutive për imigracionin, përfshirë kufizime të reja në procesin e azilit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë, Patsy Widakuswara sjell hollësi.
Për t’u përballur me atë që e quan krizë humanitare migrantësh në kufi, administrata e Presidentit Trump po i kërkon kongresit 4.5 miliardë dollarë fonde emergjence shtesë.
“Duke pasur parasysh përmasat e situatës, fondet do të shterrojnë para fundit të vitit fiskal”, tha Kevin McAleenan, Sekretar në detyrë i Sigurisë Kombëtare.
Këtë javë, administrata e Presidentit Trump ngriti përsëri pyetje lidhur me motivet e shumë kërkuesve të azilit, që thonë se po ikin për shkak të luftës, dhunës apo përndjekjes politike.
“Jo çdo pretendim është i besueshëm. Disa aplikantë kanë pretendime të besueshme dhe ne nuk duam që ata të ngelen prapa për shkak atyre që nuk i kanë, sepse gënjejnë”, thotë Këshilltarja e Shtëpisë së Bardhë, Kellyanne Conway.
Në vitin In 2018, 65 mijë vetë aplikuan për azil, shumica në kufirin SHBA-Meksikë. Për të frenuar nmrin në rritje të azilkërkuesve, zoti Trump u ka thënë zyrtarëve 90 ditë kohë që të propozojnë rregulla të reja, për të ashpërsuar kërkesat ekzistuese.
Disa propozime parashikojnë vështirësimin e procesit të marrjes së lejeve të punës dhe një pagesë për azil-kërkuesit, një masë që është e ligjshme por nuk është bërë kurrë më parë.
“Shumë njerëz e kuptojnë se refugjatët dhe kërkuesit e azilit janë popullata shumë të ekspozuara. Dhe zakonisht ato ikin nga vendi pa para me vete”, thotë Karla McKanders e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetit Vanderbilt.
Administrata përmend shqetësimet humanitare si arsye për politikat e saj. Por studiuesit thonë se që kur zoti Trump mori detyrën, kanë vënë re më shumë ndasi për këtë çështje.
“Njëra palë beson se ka persekutim në masë në vendet e tyre dhe se Shtetet e Bashkuara kanë detyrimin të mbrojnë njerëzit, gjë që nuk e bëmë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ndërsa të tjerë ndjejnë besojnë se ky është një sistem me të cilin është abuzuar. Dhe se ky defect në sistem, duhet ndrequr”, thotë Rick Su, Profesor i së Drejtës, Universiteti i Bufalos.
Zoti Trump, që bëri fushatë dhe fitoi në 2016 me një platformë për të qenë i ashpër në imigracion, po përgatitet për garën e rizgjedhjes në vitin 2020.
“Ai po përpiqet që të plotësojë disa nga premtimet e fushatës për bazën që po përpiqet të bëjë për vete”, thotë Prof. McKanders.
Megjithëse kërkesa e presidentit Trump për fonde emergjence nuk do të përfshijë para për ndërtimin e një muri, premtimi i tij kryesor i fushatës, ajo gjithsesi nuk ka shumë gjasa të miratohet pa ndryshime në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga demokratët.
Ndërkohë propozimet e tij për azilin, pritet të sfidohen në gjykatë.
Facebook Forum