Lidhje

Tiranë, takim i studentëve evropianë të teknologjisë dixhitale


Tiranë, takim ndërkombëtar mbi të rejat në fushën e teknologjisë
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:51 0:00

Në Tiranë morën pjesë në një takim ndërkombëtar studentë nga disa shtete europiane për të shpalosur projektet e tyre të reja në fushën e teknologjisë.

Studentë shqiptarë po ashtu shfaqën projektet e tyre krahas projektuesve nga Gjermania, Italia, Hungaria, Polonia dhe Turqia.

Shoqata Europiane e Studentëve të Inxhinierisë Elektrike EESTEC zhvilloi në Tiranë takimin ndërkombëtar programime të ndryshme bazuar tek lojërat dhe gjyhët.

Studentë të talentuar nga Gjermania, Italia, Hungaria, Polonia dhe Turqia, si dhe studentë nga universitetet e Shqipërisë janë përfshirë në krijimin e videlojërave me një nga gjuhët e programimit më të përmendura, e cila quhet Python.

“Studentët nga shtete të ndryshme po njihen me njëri tjetrin, dhe kulturat kombëtare, po shkëmbejnë ide shkencore dhe po punojnë bashkë” - tha Benson Begaj përfaqësuesi i EESTEC TIRANA.

Partnerët e takimit ndërkombëtar ishin Skills for Jobs, M & M Ivanaj Foundation Institute, Epoka University and ConceptMarketing.

“Ju po mësoni projekte që ju duhen për të ardhmen. Studentët që vijnë nga jashtë Shqipërisë shpresojmë të kenë patur një përvojë të frytshme këtu, dhe t’u ketë pëlqyer Tirana dhe vendi ynë” - tha Drita Ivanaj, themeluese e Fondacionit Ivanaj, mikpritëse e takimit ndërkombëtar.

Në fund u paraqitën edhe projektet. Organizatorët po praktojnë të rinjtë si të zhvillojnë modele të reja programesh për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve me njohuri mbi tregun e punës.

Bashkë me 10 studentë nga universitetet e Tiranës në këtë takim ndërkombëtar morën pjesë edhe 10 nxënës të talentuar nga shkollat profesionale të Lezhës, Vlorës dhe kryeqytetit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG