Lidhje

Dhjetëra të vdekur nga rrëzimi i avionit rus


Të paktën 40 veta humbën jetën, ur avioni rus Sukhoi Superjet - 100 i udhëtarëve, u përfshi nga flakët të dielën gjatë një uljeje të detyruar në aeroportin Sheremetyevo në Moskë.

Sipas medies ruse, në avionin e kompanisë ajrore ruse Aeroflot ishin 73 udhëtarë dhe 5 anëtarë të ekuipazhit. Sipas agjencisë ruse të lajmeve Tass, dy fëmije ishin në mesin e të vdekurve.

Avioni ishte nisur nga aeroporti i Moskës për në qytetin verior Murmansk. Pak kohë pas ngritjes, ekuipazhi i dërgoi një mesazh kontrollit të trafikut ajror duke thënë se avioni ka probleme teknike dhe kërkoi leje për ulje emergjente.

Në përpjekjen e dytë të uljes, motorët morën flakë derisa rrotat e avionit preken tokën, shkruan mediet.

Autoritetet kanë hapur hetimet penale rreth incidentit, por ende nuk dihen shkaqet e tij.

Aeroporti Sheremetyevo, u mbyll për një periudhë të shkurtër gjatë se dielës pas aksidentit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG