Lidhje

Konferenca “Feja në Shoqëri, Modeli i Shqipërisë”.


Konferenca “Feja në Shoqëri, Modeli i Shqipërisë"
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:50 0:00

Në Tiranë u zhvillua sot konferenca “Feja në Shoqëri, Modeli i Shqipërisë”. Tubimi është pjesë e veprimtarive për Javën e Europës.

Instituti i Bashkëpunimit për Integrim dhe Zhvillim organizoi sot në Tiranë tubimi “Feja në Shoqëri , Modeli i Shqipërisë”, ku morën pjesë me mesazhet e tyre drejtuesit e bashkësive fetare.

Takimi është pjesë e veprimtarive për Javën e Europës nën moton ”United in Diversity”.

Tubimi synon të theksojë vlerat e shoqërisë shqiptare në histori dhe në aktualitet, që mund të shërbejnë si model për shoqëritë bashkëkohore si bashkëjetesa fetare.

Folësit sollën një mori shembujsh nga historia e Shqipërisë kur besimtarë dhe klerikë të besimeve të ndryshme kanë bashkëpunuar në mbrojtje të qytetarëve dhe në krijimin e shtetit shqiptar.

Shembuj të tjerë solli po ashtu ekspozita e përbashkët e bashkësive fetare në Shqipëri, ku ato paraqitën vlerat e tyre më të mira nga historia.

Në tubim dhe në ekspozitë morën pjesë bashkë me klerikë e besimtarë, edhe diplomatë edhe zyrtarë në nivel qendror dhe vendor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG