Lidhje

Kongresi Kombëtar Afrikan drejt fitores në Afrikën e Jugut


Kongresi Kombëtar Afrikan, forca politike në pushtet në Afrikën e Jugut ka filluar të festojë fitoren pothuajse të konfirmuar në zgjedhje. Janë numëruar deri tani 99.9% e votave dhe kjo forcë legjendare politke që mori pushtetin me Nelson Mandelën në krye, pas rrëzimit të aparteidit, duket se e ka siguruar fitoren.

Qeveria e re do të formohet muajin e ardhshëm.

Kongresi Kombëtar Afrikan ka fituar të gjashtë zgjedhjet parlamentare në vend që pas rënies së aparteidit në 1994. Por zgjedhjet e sivjetshme janë hera e parë që kjo forcë politike merr më pak se 60% të votës. Skandalet e viteve të fundit për nepotizëm, korrupsion, manipulime si dhe rritja e dobët ekonomike e kanë njollosur imazhin e Kongresit Kombëtar Afrikan dhe kanë bërë që disa përkrahës të zgjedhin forca të reja politike.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG