Lidhje

Tiranë: Protesta e opozitës para drejtorisë së policisë


Qindra mbështetës të opozitës u mblodhën sot sërish pra drejtorisë së policisë së Tiranës për të protestuar ndaj arrestimeve, që policia u bëri mbrëmë disa dhjetëra pjesëmarrësve të protestës.

Afro 50 persona janë arrestuar dhe 40 të tjerë janë ndaluar, mësohet jozyrtarisht nga të dhëna të pjesshme të medias vendore, nën akuzat për akte dhune ndaj institucioneve dhe forcave të rendit gjatë protestës së djeshme të opozitës. Policia ende nuk ka dhënë një shifër për arrestime dhe ndalime.

Drejtues të partive të opozitës po marrin pjesë në tubimin para drejtorisë së policisë, duke kërkuar lirimin e të arrestuarve.

Tubimi u njoftua mbrëmë se do të mbahej për lirimin e Sahit Dollapit, sekretarit organizativ të PD-së, por ai u lirua herët në mëngjes.

Por protesta nuk u anullua dhe po vazhdon në mbështetje të të ndaluarve të tjerë. Opozita zhvilloi dje një tubim disaorësh para kryeministrisë dhe parlamentit, ndërsa ka njoftuar një tjetër tubim të hënën pasdite.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG