Lidhje

Sri Lanka bllokon median sociale


Sri Lanka bllokoi qasjen në Facebook dhe në WhatsApp të qytetarëve, pas sulmeve të së dielës nga të krishterë nëpër xhami dhe dyqane në pronësi të muslimanëve, si reagim ndaj një postimi në Facebook.
Një zyrtar i departamentit të informacionit, tha se mediat sociale u bllokuan si "një masë e përkohshme për të ruajtur paqen në vend".

Agjencia Reuters njoftoi se autori i një postimi në Facebook, një besimtar mysliman, i cili shkruante "një ditë ju do të qani", u arrestua të dielën, pasi besimtarë të krishterë e interpretuan deklaratën e tij si kërcënim për dhunë.
Vendi i Azisë Jugore ka përjetuar tensione, që pas shpërthimeve mëngjezin e Pashkëve në kisha dhe hotele, ku u vranë më shumë se 250 vetë.

Besimtarët katolikë në kryeqytetin e Sri Lankës morën pjesë të dielën në Meshë, për herë të parë që pas shpërthimeve. Ushtarë dhe policë të armatosur patrullonin lagjet rreth kishave.

Dy ditë pas sulmeve të Pashkëve, Shteti Islamik mori përgjegjësinë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG