Lidhje

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, flet për krizën politike në Shqipëri


Shqipëria është përfshirë së fundmi nga një krizë politike që nuk po gjen zgjidhje, ndërsa vendi po përgatitet për mbatjen e zgjedhjeve lokale në 30 qershor.

Opozita ka deklaruar tashmë se nuk do të marrë pjesë në proces dhe madje nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve. Prej muajit shkurt, opozita e cila ka djegur mandatet parlamentare, vazhdon të protestojë me kërkesë kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama, duke mbështetur pretendimin se po lufton për një kauzë të drejtë, çlirimin e vendit nga krimi dhe për zgjedhje të lira.

Protestat janë shoqëruar me akte dhune dhe përdorim të kapsollave e bombave Molotov prej pjesëmarrësve në protestë. Opozita nga ana tjetër, ka akuzuar policinë e shtetit për akte dhune ndaj saj.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se është i gatshëm për dialog, por jo për të negociuar datën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Nën këtë klimë zgjidhja duket e largët, pavarërisht deklaratave të vazhdueshme të ndërkombëtarëve që kanë bërë thirrje kundër përdorimit të dhunës si dhe kthim të opozitës në institucione.

Për të biseduar rreth zhvillimeve më të fundit në Shqipëri, në studion e "Ditarit" ishte ftuar për një intervistë Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Intervistë me Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi
please wait

No media source currently available

0:00 0:12:10 0:00

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG