Lidhje

SHBA heqin tarifat për alumin, çelik në Amerikën e Veriut


Fabrikë çeliku në Meksikë

Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord të heqin tarifat mbi aluminin dhe çelikun e importuar nga Kanadaja dhe Meksika.

Marrëveshja e arritur mes tre vendeve, që u bë e ditur dje nga gazeta Washington Post, kërkon nga qeveritë e Meksikës dhe Kanadasë të marrin masa për të mos lejuar depërtimin e çelikut kinez në Shtetet e Bashkuara përmes vendeve të tyre.

Marrëveshja hyn në fuqi nesër dhe përgatit terrenin që Kongresi të miratojë Paktin tregtar të Amerikës së Veriut të propozuar nga administrata Trump.

Presidenti Trump vendosi tarifa në mars 2018, duke ngritur si argument shqetësimet për sigurinë kombëtare. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Kinën për mbingopje të tregut me çelik dhe alumin që pat rezultuar në uljen e çmimeve globale të këtyre produkteve dhe pat sjellë falimentimin e objekteve prodhuese në Shtetet e Bashkuara.

Shumë republikanë ishin shprehur se nuk do ta mbështesnin paktin e tregtisë të propozuar nga Presidenti Trump për sa kohë që mbeteshin në fuqi tarifat.

Njoftimi i djeshëm u bë disa orë pas Presidenti Trump u dha Bashkimit Evropian dhe Japonisë gjashtë muaj kohë për të ulur eksportet e automjeteve të tyre për në Shtetet e Bashkuara, përndryshe kërcënohen me tarifa.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG