Lidhje

Anketa: Rinia shqiptare e zhgënjyer nga partitë politike


Shqipëri, të rinjtë të zhgënjyer nga partitë politike, rezulton nga anketa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Në Shqipëri, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë zhvilloi një Anketë Kombëtare me të rinj në gjithë vendin. Anketa konstatoi një zhgënjim të rritur tek partitë politike, për shkak të papunësisë dhe korrupsionit. Pjesa më e madhe e të rinjve pohojnë se nuk dëshirojnë të marrin pjesë në veprimtaritë politike të partive dhe se janë gati të largohen nga vendi. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Ilirian Agolli, njofton nga Tirana:

Shqipëri, të rinjtë të zhgënjyer nga partitë politike, rezulton nga anketa
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:53 0:00

Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë dhe organizata CRCA sapo kanë përmbyllur Anketën “Rinia në Shqipëri 2019”, duke intervistuar ballë për ballë dhe me telefona qindra të rinj në 12 qarqe të vendit.

Autorët e studimit pohojnë se problemi kryesor që veçojnë të rinjtë në përgjigjet e tyre është papunësia, krahas mosbesimit të tyre ndaj partive politike.

Anketa zbuloi se mbi 50 për qind e të rinjve shpresen se nuk do të marrin pjesë në zgjedhje. Klaudio Pulaha, një nga autorët e Anketës pohon se mbi 70 për qind e të rinjve mendojnë për emigrimin dhe janë gati të lënë vendin sapo t’u jepet mundësia për punë dhe jetë normale në një shtet tjetër.

Të rinjtë janë shprehur në anketë, se kanë humbur besimin administrata e lartë si edhe tek pushteti vendor, ku mbi 80 për qind e të anketuarve pohuan bashkia se që nuk i dëgjon dhe nuk hap dyert për të shqyrtuar hallet e tyre.

Anketa në shkallë kombëtare nxori se investimi për rininë vlerësohet tejet i pamjaftueshëm për 75 % të të rinjve, derisa buxheti për rininë është 0.05 për qind, shumë herë më pak se sa minimalja.

Qeveria nga ana e saj deklaron se papunësia e të rinjve është në minimumin historik, dhe se po zbaton strategji për shqyrtimin e problemeve të rinisë dhe mbulimin e halleve të tyre me buxhete, si në gjimnaze edhe në universitete.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG