Lidhje

Holanda fituese e Eurovizionit


Holanda u kurorëzua fituese e sivjetshme e festivalit evropian të këngës Eurovizion, zhvilluar mbrëmë në Telaviv.Holanda u përfaqësua me baladën "Arcade" interpretuar në piano nga artisti Duncan Laurence.

Votimi në këtë festival bëhet nga vetë telespektatorët. Vjet fituese ishte Netta Barzilai e Izraelit, e cila i dorëzoi mbrëmë trofenë fituesit të sivjetshëm.

Në vend të dytë u rendit Italia me këngën "Soldi" - Paratë, interpretuar nga Alessandro Mahmoud. Rusia u rendit në vend të tretë me këngën "Ulërimë" nga Sergei Lazarev. Shqipëria u rendit në vend të 18 me këngën Ktheju Tokës interpretuar nga Jonida Maliqi.

Sipas përllogaritjeve organizatorët besojnë se festivali është ndjekur nga 200 milionë njerëz në mbarë botën. 26 vende konkurruan sivjet në edicionin e 64 të Eurovizionit. Salla e festivalit ishte e mbushur plot dhe po ashtu sheshet në Telaviv ku autoritetet kishin vënë ekrane për të ndjekur konkurrimin.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG