Lidhje

KQZ regjistron kandidatët e Bindjes Demokratike për zgjedhjet lokale


Në Shqipëri Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve miratoi mes debateve rregjistrimin e 6 kandidatëve për kryetar bashkishë të Partisë Bindja Demokratike.

Debati nis pasi sipas përfaqësuesit të Partisë Demokratike në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, se “Bindja Demokratike” nuk plotësonte kushtet për të rregjistruar kandidatët e saj.

Kodi zgjedhor parashikon që në rast të mungesës së firmave nga banorët e zonës ku garon, një forcë politike duhet të ketë një përfaqësues në parlament që zotëron mandatin të paktën 6 muajt e fundit.

“Bindja demokratike”, ka paraqitur vërtetim për një nga deputatët e listës së PD që i është bashkuar asaj, dhe ka deklaruar se ka dhe mbështetjen e deputetit tjetër Lefter Koka.

Kryetari i Komisionit Qëndror Klement Zguri propozoi t’i kërkohet sërish parlamentit që të saktësojë vërtetimet e lëshuara, por me shumicë votash ky propozim nuk është pranuar dhe është votuar pranimi i kandidatëve të “Bindjes Demokratike”, parti e themeluar pak javë më parë nga një grup ish përfaqësuesish të Partisë Demokratike.

Po ndërsa u pranuan 6 kandidatët e kësaj partie, njëri prej, Salvator Kaçaj, pak më pas deklaroi tërheqjen nga kandidimi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG