Lidhje

Mbyllet një qendër e strehimit të imigrantëve në Teksas


Autoritetet njoftuan se një qendër e madhe kufitare në Teksas është mbyllur përkohësisht për shkak të shpërthimit të gripit. Vendimi u mor një ditë pas vdekjes së një adoleshenti nga Guatemala i diagnostikuar me grip.

Personeli mjekësor vendosi në karantinë qendrën e përpunimit të kërkesave për azil McAllen, pasi u verifikua se një "numër i madh" personash që mbaheshin aty kishin simptoma të lidhura me gripin.

"Për të shmangur përhapjen e sëmundjes, sektori i Luginës së Rio Grande-s ka pezulluar përkohësisht veprimtarinë", thuhej në një deklaratë të publikuar të martën vonë nga autoritetet e Mbrojtjes Doganore e Kufitare.

"Personeli mjekësor po punon aktualisht për të garantuar trajtimin e duhur mjekësor për të gjithë", thuhej gjithashtu në deklaratë.

Personat që mbahen të ndaluar në qendrën Rio Grande Valley do të zhvendosen në të tjera pika derisa t’i jepet zgjidhje situatës thuhej në deklaratë.

Një djalë 16-vjeçar vdiq të hënën duke u bërë fëmija i pestë nga Guatemala që vdes që prej muajit dhjetor që pas ndalimit nga agjentët amerikanë të patrullimit të kufirit.

Djali, i identifikuar si Carlos Gregorio Hernandez Vasquez, ishte ndaluar më 13 maj pas kalimit të paligjshëm të kufirit.

Në muajt e fundit Agjencia e Patrullimit të Kufirit ka qenë nën një shqyrtim intensiv lidhur me mënyrën e trajtimit të fëmijëve të kapur në kufi.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG