Lidhje

Hidhet poshtë plani për referendum të ri për Brexit-in


Lëvizja përfundimtare e Kryeministres britanike Theresa May për mbatjen e një referendumi të dytë për daljen nga BE-ja si dhe për marrëveshje tregtare me bllokun, nuk arriti të fitojë mbështetjen as të ligjvënësve të opozitës, dhe as të shumë prej përfaqësuesve të partisë së saj.

Rreth tre vjet që nga momenti kur Britania votoi 52 për qind pro dhe 48 për qind kundër largimit nga Bashkimi Evropian, zonja May u përpoq për herë të fundit për të siguruar miratimin nga parlamenti për marrëveshjen e saj të divorcit me BE-në, para përfundimit të mandatit të saj si kryeministre.

Zonja May u bëri sërish thirrje ligjvënësve ta mbështesin, duke i ofruar mundësinë e një referendumi të dytë të mundshëm mbi marrëveshjen dhe marrëveshje t[ favorshme tregtare me BE-në si nxitje për atë ajo e quajti, mënyrën e vetme për të parandaluar një të ashtuquajtur Brexit pa marrëveshje.

Por reagimi ishte i ashpër. Si konservatorët në pushtet ashtu edhe ligjvënësit e opozitës të partisë Laburiste, kritikuan marrëveshjen e zonjës May. Sipas disa njoftimeve disa nga vetë ministrat e saj u bashkuan me përpjekjen për ta rrëzuar atë.

Pavarësisht kritikave zonja May qëndroi e fortë, duke u bërë thirrje ligjvënësve që të mbështetin projekligjin dhe pastaj të mund ta ndryshojnë atë, çka sipas saj do t’u jepte atyre më shumë kontroll mbi formën përfundimtare të Brexit-it.

Situata e bllokuar në Londër e bën të paqartë se si, kur dhe madje nëse Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian në afatin e fundit më 31 tetor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG