Lidhje

Zjarr në Indi, gjejnë vdekjen 19 studentë


Zyrtarët në Indinë perëndimore thonë se të paktën 19 studentë gjetën vdekjen kur shpërtheu zjarri dje në një qendër studimore në qendër të qytetit Surat në shtetin Guxharat.

Shumë nga viktimat u hodhën nga dritaret për t’i shpëtuar zjarrit, të tjerët humbën jetën nga flakët, njoftojnë zyrtarët.

Agjencia e lajmeve Associated Press njofton se mbi 12 studentë janë shtruar në spital ku po mjekohen për djegie të brendshme dhe plagë fizike.

Sipas analizave të para, shumë nga studentët ishin të bllokuar në ndërtesë pasi ishin djegur shkallët.

Kryeministri Narendra Modi, i cili është nga shteti Guxharat ku ra zjarri, shprehu trishtim të thellë nga tragjedia.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG