Lidhje

Rritet numri i emigrantëve në kufirin jugor të SHBA-së


Mijëra emigrantë, në kërkim të azilit, janë grumbulluar në kufirin jugor amerikan, por shumë prej tyre që kalojnë kufirin pa leje, ndalohen nga autoritetet amerikane. Në përpjekje për të frenuar këtë prurje, autoritetet kufitare kanë inskenuar mënyrën se si këta persona e kalojnë kufirin për të treguar rreziqet me të cilat ndeshen refugjatët. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Celia Mendoza, ishte në Arizona, një shtet në kufi me Meksikën nga hyjnë shumë emigrantë.

Numri i njerëzve që kalojnë përmes kufirit jugor të Shteteve të Bashkuara, vazhdon të rritet.

Në qytetin Tucson të Arizonas, autoritetet thonë se kanë ndaluar më shumë se 100 mijë emigrantë duke kaluar kufirin në mënyrë të jashtëligjshme në përiudhën Mars-Prill.

“Është alarmuese të shohësh familje duke kaluar zona kaq të rrezikshme.”

Duke përdorur aktorë si refugjatë, autoritetet po demonstrojnë për shtypin rreziqet me të cilat ndeshen personat që tentojnë të hyjnë në mënyrë të jashtëligjshme.

Me veshje të maskuara, këpucë që nuk lënë gjurmë dhe me bidona për ujë, aktorët fshihen në shkretëtirë duke shmangur kontaktin me forcat e rendit.

Disa fshihen në pjesën e pasme të një kamioni, ku temperaturat shkojnë deri në 45 gradë celsius.

“Dëshirojmë të përçojmë mesazhin se emigrimi me fëmijë është shumë i rrezikshëm dhe duhet ta parandalojmë atë.”

Zyrtarët e sigurisë kufitare thonë se shumica janë në dijeni të rreziqeve, por vendosin të largohen nga varfëria dhe dhuna në vendet e tyre.

Franklin Garcia dhe djali i tij, lanë Hondurasin dhe arritën të kalojnë kufirin amerikan.

“Ne kemi hyrë përmes kufirit në Sonora. Kemi ardhur vetëm. Ishte shumë e vështirë. Kishim uri dhe etje.”

Garcia dhe djali i tij po presin autobusin që të vazhdojnë rrugëtimin për në SHBA.

Ata janë në mesin e mijëra emigrantëve që kaluan kufirin pa leje.

Agjentët kufitarë thonë se e kanë të vështirë të kontrollojnë numrin në rritje të personave pa dokumente dhe të nevojave të atyre që i ndalojnë.

“Në këto momente, nuk kemi asnjë paralajmërim. Thjeshtë ndodhë. Na u desh të arrestonim një grup prej 400 personash në mes të natës. Agjencia ka shumë pak kohë të përgatitet. Duhet të minimizojmë këtë krizë humanitare sa më shpejtë që të jetë e mundur. Por kjo është një detyrë e vështirë, sepse kërkon angazhimin e të gjithë faktorëve të zbatimit të ligjit për të zvogëluar këtë krizë humanitare.”

Agjentët doganorë dhe patrulla në kufirin e Arizonës, nënvizon faktin se kalimi në kufirin jugor amerikan është kthyer në biznes miliona dollarësh, prej të cilit përfitojnë vetëm kartelet dhe bandat kriminale.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG