Lidhje

Irlandezët pro lehtësimit të kufizimeve mbi divorcin


Irlandezët votuan me shumicë dërrmuese për të zbutur ligjin mbi divorcin.

Autoritetet thanë të dielën 82 për qind e atyre që morën pjesë në referendum, votuan pro heqjes së një dispozite kushtetuese që u kërkon çifteve të jetojnë veç katër vite, përpara shkurorzimit.

Refendumi rezultoi në 1,384,192 vota pro heqjes së nenit në kushtetutë ndërsa 302, 319 vetë votuan kundër.

Tashmë parlamenti duhet të miratojë një ligj të ri mbi divorcin. Sipas gjasave ligjvënësit mund të propozojnë një ligj që do t’u kërkojë çifteve të jetojnë veçmas për dy vjet.

Kushtet aktuale të shkurorëzimit në Irlandë konsiderohen si ndër më të kufizueset në Evropë.

Vitin e kaluar, qytetarët irlandezë votuan me një diferencë të thellë për të shfuqizuar një tjetër ligj kufizues atë kundër abortit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG