Lidhje

Oklahoma goditet nga një uragan i fuqishëm


Një uragan i fuqish që goditi qytetin e Oklahomës të shtunën gjatë natës shkaktoi dy viktima, rreth 30 të plagosur dhe dëme të mëdha.

Erërat arritën shpejtësinë 218-265 kilometra në orë dhe metereologët thanë se stuhia ishte e shkallës së tretë, në një vlerësim me 5 shkallë.

Ekipet e shpëtimit gjatë gjithë ditës së dielë punuan për pastrimin e gërmadhave të shkaktuara nga stuhia. Një hotel u rrafshua nga era e fuqishme. Kohët e fundit pjesa qendrore e Shteteve të Bashkuara është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar gjithsej 11 të vdekur.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG