Lidhje

Shoqëria civile nis monitorimin e përgatitjeve zgjedhore në Shqipëri


Shoqëria civile mbi fushatën zgjedhore
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:21 0:00

Në Tiranë, Shoqata për Kulturë Demokratike, me përvojë mbi 25 vjeçare në vëzhgimin e zgjedhjeve, nxori sot disa të dhëna paraprake nga monitorimi i gjendjes para fushatës zgjedhore.

Shoqëria civile vlerëson se situata politike është tejet e acarruar, dhe përgjegjës për këtë shohin drejtuesit e dy partive të mëdha.

Një grup organizatash joqeveritare sapo kanë nisur të vëzhgojnë përdorimin e burimeve

administrative gjatë fushatës zgjedhore. Ky projekt po mbështetet financiarisht nga Programi i Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A.-së në Tiranë.

Drejtuesja e Shoqatës për Kulturë Demokratike, Gerta Meta, thotë se konfliktualiteti politik në Shqipëri është i lartë, madje sa vjen e po shkohet nga fjalimet e dy drejtuesve të partive më të mëdha në vend, gjë që po rrezikon mbajtjen e zgjedhjeve vendore si të lira e të ndershme, të pakundërshtuara e të gjithëpranuara.

Mungesa e transparencës mbi financimin e partive politike dhe abuzimi i burimeve shtetërore janë shtysa të mëdha korruptive në procesin zgjedhor, që përkeqësojnë pabarazitë dhe u japin përparësi të padrejta kandidatëve në garë.

Zonja Meta tha se kjo është një periudhë e vështirë për Shqipërinë, ku qytetarët rrezikojnë të humbin mundësinë e zgjedhjes mes disa alternativave të ndryshme në qeverisjen vendore, por zgjedhjet nuk mund të jenë monopartiake.

Përgjegjësinë për këtë tension të shtuar politik vëzhguesit vendas ia ngarkojnë dy partive më të mëdha, që si përherë edhe tani po e vështirësojnë gjendjen para zgjedhjeve; njëra palë me bojkot dhe tjetra me arrogancë, duke bllokuar komunikimin e detyrueshëm në demokraci.

Përfaqësuesit e shoqërisë civile mendojnë se KQZ është vendosur nën një presion të lartë politik, duke e shtyrë që të gabojë si me regjistrimin e partive të reja ashtu edhe me komisionerët e opozitës.

Në vend që të vëzhgojnë procedurat ligjore të fushatave partiake për zgjedhjet vendore, veprimtarët vendas po u mbetet vetëm të matin ulje-ngritjet e tensionit politik dhe të numërojnë bombat me benzinë dhe ato me gaz nëpër tubimet e opozitës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG