Lidhje

SHBA: shtypja e demonstratave në Sheshin Tiananmen, "masakër në shkallë të gjerë”


Shtetet e Bashkuara e quajtën “masakër në shkallë të gjerë” shtypjen e dhunshme nga qeveria kineze të demonstratave paqësore në Sheshin Tiananmen më 4 qershor 1989. Demonstratat e 30 viteve më parë drejtoheshin kundër korrupsionit të elitës politike dhe kërkonin reforma politike si dhe një shoqëri më të drejtë.

Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus i tha Zërit të Amerikës se Shtetet e Bashkuara dëshirojnë që Kina të marrë përgjegjësinë për mizoritë e kryera 30 vite më parë.

"Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar dhe do të vazhdojnë të kërkojnë, siç kanë bërë edhe të tjerë në bashkësinë ndërkombëtare, një trasnparencë të plotë publike për ata që u vranë, u arrestuan apo që rezultojnë të zhdukur. Ne duam lirimin e atyre të cilët janë burgosur se u përpoqën të mbanin gjallë kujtimin e Tiananmenit; duam t’u jepet fund ngacmimeve që ende vazhdojnë,” tha zëdhënësi.

Tridhjetë vjet më parë, protestat pro-demokracisë të drejtuara nga studentët u përqendruan në Sheshin Tiananmen të Pekinit. Korrupsioni i elitës ishte një ankesë kryesore e demonstruesve.

Protestuesit gjithashtu kërkonin reforma politike dhe një shoqëri më të drejtë dhe më të hapur. Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se disa qindra ose mijëra njerëz u vranë kur në Sheshin Tiananmen vërshuan tanket për të shtypur protestat.

Kina i ndalon rreptësisht ceremonitë për përkujtimin e kësaj ngjarjeje.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG