Lidhje

Shpërthim në Rusi, 38 të lënduar


Një shpërthim në një fabrikë lëndësh plasëse në Rusi ka shkaktuar dëme në njerëz e materiale.

Ministria ruse e emergjencave thotë se 38 vetë u lënduan nga shpërthimi sot në një fabrikë tritoli në Dzerzhinsk rreth 400 km në lindje të Moskës. Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit. Ministria tha se katër nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Nga incidenti u thyen xhamat e dritareve në rreth 200 banesa pranë fabrikës, siç njofton agjencia e lajmeve Interfax duke cituar autoritetet lokale.

Dmitry Krasnov, zëvendës guvernatori i administratës rajonale tha se dy persona figuronin të zhdukur, por më pas tha se informacioni nuk ishte konfirmuar.


Facebook Forum

XS
SM
MD
LG