Lidhje

Vendoret, Meta nis konsultimet për datën e re


Në Shqipëri, presidenti Ilir Meta pritet të nisë sot në mbrëmje konsultimet për datën e zgjedhjeve vendore, pas dekretit të firmosur dy ditë më parë për anullimin e 30 qershorit. Procesi që Kreu i Shtetit po hap, pason reagimin e shumicës e cila nuk e njeh si të vlefshëm aktin e tij dhe këmbëngul për mbajtjen e zgjedhjeve në datën e paracaktuar.

Meta, konsultime për një datë të re zgjedhjesh
please wait

No media source currently available

0:00 0:01:39 0:00

Presidenti Ilir Meta bëri sot një tjetër lëvizjes të papritur, ndërsa vendosi të hapë me shpejtësi procesin e konsultimeve për të caktuar një datë të re për zgjedhjet vendore. Një ditë më parë, ai ftoi partitë politike që "të shfrytëzojnë këtë hapësirë kohore që u kam ofruar për gjetjen një zgjidhjeje urgjente për krizën, përfshirë dakordësimin e një date të re për pjesëmarrjen e të gjithëve në zgjedhjet vendore”.

Mbetet e paqartë pse presidenti po nxiton për datën, ndërkohë që mes palëve as që ka shenja për dialog e jo më të dakortësohen për datën e zgjedhjeve, të cilën ai vetë e ka parë si pjesë integrale të një marrëveshje të mundshme.

Socialistët po vijojnë aktivitetet duke patur si kalendar 30 Qershorin, sikundër dhe Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i cili e konsideroi dekretin e kreut të Shtetit si një akt administrative abolutisht të pavlefshëm.

Nga ana tjetër, demokratët kanë bërë të qartë se përpara se të flitet për datë, duhet që kryeministri Rama të ketë lënë detyrën. Ata i qëndrojnë vendimit të tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve më 30 Qershor. Dhe dje, Këshilli Kombëtar vendosi ngritjen në të gjithë vendin të Aleancës Qytetare për Mbrotjen e Demokracisë, e cila do të angazhohet për marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Takimi i parë i konsultimeve do të nisë me partitë e grupimit të qendrës së djathtë që përfshin, drejtuesit e partive të vogla aleate të demokratëve. Socialistët bën të ditur se nuk kanë marrë ndonjë njoftim nga Presidenca. Po kështu dhe Partia demokratike. Burime pranë saj shpjeguan megjithatë, se në momentin që do të kenë një ftesë ata do të shkojnë në takimin me Presidentin Meta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG