Lidhje

Konkluzionet e hetimit për rrëzimin e avionit malajzianë


Një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Holanda që hetoi rrëzimin e një avioni malajzian me pasagjerë mbi Ukrainë në vitin 2014, ka ngitur akuza ndaj tre shtetasve rusë dhe një ukrainasi si të dyshuar për vrasje.

Të mërkurën Kryeprokurori holandez Fred Westerbeke tha në një konferencë shtypi në Hagë se veprimet e të dyshuarve çuan në rrëzimin me raketë të avionit MH17. Ai shtoi se "edhe pse nuk e kanë shtypur vetë butonin, ekziston dyshimi se ata kanë bashkëpunuar ngushtë për posedimin e raketës që rrëzoi avionin”.

Të dyshuarit janë identifikuar si Igor Girkin, Sergej Dubinskiy dhe Oleg Pulatov shtetas rusë dhe Leonid Karchenko nga Ukrahina.

Zoti Westerbeke tha se hetuesit nuk do t'i kërkojnë Rusisë dhe Ukrainës të ekstradojnë të dyshuarit, duke vënë në dukje se të dy vendet e kanë kundërshtuar një gjë të tillë. Në vend të kësaj, ai tha se do t’i kërkohet Moskës t’u dërgojë thirrjen për proces gjyqësor të dyshuarve që ndodhen në Federatën Ruse.

Pritet që Moska të mos bashkëpunojë pasi e ka mohuar përfshirjen në rrëzimin e avionit dhe shpesh e ka denoncuar hetimin.

Shefi i policisë kombëtare holandeze Wilbert Paulissen njoftoi se gjyqi ndaj të dyshuarve do të nisë në Hagë në mars të vitit 2020 edhe pse të dyshuarit mund të gjykohen në mungesë.

Avioni i cili ishte nisur nga Amsterdami për në Kuala Lumpur, u qëlluan me një raketë ruse më 17 korrik të 2014-s dhe si pasojë u vranë të 298 pasagjerët, përfshirë ekuipazhin në bord.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG