Lidhje

Hetuesja e OKB-së: “prova të besueshme” lidhin Princin saudit me vrasjen e Khashoggit


Agnes Callamard
Agnes Callamard

Ekzistojnë “prova të besueshme” që lidhin Princin saudit të kurorës Mohammed bin Salman me vrasjen e gazetarit disident Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar në konsullatën saudite në Stamboll. Kështu konkludohet nga hetuesja e posaçme e OKB-së.

Agnes Callamard, raportuesja e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtë gjyqësore, shprehet në një raport prej 101 faqesh dhe pas gjashtë muajsh hetimesh se zoti Khashoggi “u bë viktimë e një ekzekutimi të qëllimshëm dhe të paramenduar; një ekzekutim jashtëgjyqësor për të cilin shteti i Arabisë Saudite është përgjegjës sipas ligjeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”.

Zonja Callamard tha se duhet të imponohen sanksione ndaj aseteve personale të princit në vende të tjera “derisa të ofrohen prova të vërtetueshme se ai nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë ekzekutim”.

Ajo i bëri thirrje Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres që të hapë një hetim zyrtar për vdekjen e 59-të vjeçarit Khashoggi, i cili jetonte i larguar në azil në Shtetet e Bashkuara.

Por, një ministër saudit e refuzoi raportin si “të pabazë” dhe vuri në dyshim paanshmërinë e zonjës Callamard.

“Raporti i raportueses në këshillin e të drejtave të njeriut përmban kontradikta të qarta dhe akuza të pabaza që vënë në dyshim besueshmërinë e tij”, u shpreh në Twitter dje ministri saudit i shtetit për çështje të jashtme, Adel al-Jubeir.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG