Lidhje

NATO, e shqetësuar nga veprimet destabilizuese të Iranit


Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg përsëriti të mërkuren shqetësimin e tij për ato që ai i quajti "aktivitete destabilizuese" të Iranit në Gjirin Persik.

Duke folur në Bruksel përpara një takimi të ministrave të mbrojtjes të Aleancës, ai tha, "ne duhet të shmangim llogaritë e gabuara në rajonin e Gjirit, sepse kemi parë sa e rëndësishme është që t’i shmangemi hyrjes në një situatë e cila mund të bëhet edhe më e rrezikshme dhe më e vështirë se sa gjendja që shohim sot".

Të 28 aleatët e Shteteve të Bashkuara po presin të dëgjojnë nga Sekretari i ri i mbrojtjes në detyrë, Mark Esper, i cili po paraqet strategjinë amerikane për të detyruar Iranin nëpërmjet presionit ekonomik që të rinegociojë marrëveshjen bërthamore ndërkombëtare me Teheranin.

Administrata e Presidentit Trump u tërhoq nga kjo marrëveshje vitin e kaluar.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG