Lidhje

SHBA dhe Irani vazhdojnë paralajmërimet e ndërsjella


Trump. President Donald Trump listens as he receives an an update on the Fentanyl epidemic, in the Oval Office of the White House in Washington, Tuesday, June 25, 2019. (AP Photo
Trump. President Donald Trump listens as he receives an an update on the Fentanyl epidemic, in the Oval Office of the White House in Washington, Tuesday, June 25, 2019. (AP Photo

Zyrtarët e lartë amerikanë dhe iranianë vazhdojnë paralajmërimet verbale ndaj njëri-tjetrit, duke këmbëngulur njëkohësisht se dëshirojnë të shmangin luftën.

Presidenti amerikan Donald Trump tha të mërkuren në një intervistë me kanalin Fox Business News se nuk dëshiron luftë me Iranin "por ne, - tha ai, - jemi në një pozitë shumë të fortë nëse ndodh diçka". Ai paralajmëroi se një konflikt me Republikën Islamike "nuk do të zgjaste shumë" dhe shtoi se "nuk e kishte fjalën për dërgimin e trupave në terren”.

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i quajti SHBA "regjimin më të egër të botës" dhe një "burim lufte, konflikti dhe plaçkitjesh".

Ndërkohë, Presidenti iranian Hassan Rouhani tha se vendi i tij nuk dëshiron luftë me Shtetet e Bashkuara, por do t'i përgjigjet me vendosmëri çdo agresioni.

Presidenti Trump i ka quajtur sanksionet e reja kundër Teheranit një reagim "i fortë dhe proporcional" i SHBA ndaj rrëzimit të avionit ushtarak amerikan pa pilot, që Uashingtoni thotë se ndodhi në hapësirën ajrore ndërkombëtare pranë ngushticës së Hormuzit ndërsa sipas Iranit ndodhi mbi hapësirën e tij ajrore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG