Lidhje

Në prag të takimit të shumëpritur Trump-Xi


Trump US China
Trump US China

Presidenti Donald Trump dhe ai kinez Xi Jinping do të takohet të shtunën në periferi të takimit të Grupit të 20-s në Japoni në një përpjekje për të arritur një marrëveshje për t'i dhënë fund përplasjeve tregtare që po i kushtojnë shumë ekonomisë botërore.

Negociatat mes ekipeve të dy vendeve me ekonomitë më të mëdha në botë u ndërprenë në muajin maj, kur Uashingtoni akuzoi Pekinin se nuk po mban premtimet për të bërë reformat e duhura ekonomike.

Pas më shumë se një muaji, me kontakte të pakta mes palëve, nuk ka gjasa që Uashingtoni dhe Pekini të bëjnë shumë përparim për një marrëveshje tregtare gjatë takimit të G-20-s.

Një rezultat i mundshëm do të ishte që zoti Xi dhe zoti Trump të bien dakord të ulin përshkallëzimin e mëtejshëm të mosmarrëveshjeve gjatë periudhës që bisedimet do të zhvillohen në nivel negociatorësh. Kjo do të ishte një përsëritje e asaj për të cilën dy presidentët ranë dakort në takimin e fundit të G-20-s në Buenos Aires në 2018-n.

Zyrtarët amerikanë në mënyrë të përsëritur kanë thënë se duan të shmangin zvarritje të negociatave me Kinën.

Presidenti Trump nuk ra dakort me ndonjë parakusht për takimin që ka marrë vëmendje të madhe dhe po i qëndron kërcënimin e tij për të imponuar tarifa të reja ndaj mallrave kineze, tha të enjten këshilltari për ekonominë në Shtëpisë së Bardhë Larry Kudlow.

Asnjëra palë nuk ka sinjalizuar se do të ndryshojë pozicionin që çoi në krijimin e një ngërçi muajin e kaluar, kur Pekini rishikoi një projekt të marrëveshjes tregtare, duke hequr referencat për ndryshime në ligjin kinez. Përfaqësuesi amerikan për Tregtinë Robert Lighthizer tha ndryshimet në thelb e dobësonin marrëveshjen. Ai ka bërë thirrje të vazhdueshme për një marrëveshje të fortë e të detyrueshme.

Zyrtarët amerikanë kanë thënë se rifillimi i bisedimeve do të varej nga fakti nëse Kina do t’i kthehej tekstit origjinal të marrëveshjes. Në një seancë në Kongres këtë muaj zoti Lighthizer tha se Kina u tërhoq gjithashtu nga angazhimet për çështjet e tregtisë dixhitale, përfshirë qasjen e SHBA-së në shërbimet informatike në Kinë. Kina e ka thënë se kërkesat e SHBA-së shkelin sovranitetin e saj. Zëdhënësi i ministrisë së Jashtme Geng Shuang tha të premten se ai shpreson që palët të gjejnë një rrugë të mesme. Përpara se bisedimet të ndërpriteshin, zyrtarët amerikanë patën thënë se palët kishin shënuar përparim në mbrojtjen e pronësisë intelektuale dhe se Kina kishte bërë propozime për një varg çështjesh që shkonin përtej asaj që Pekini kishte ofruar më parë. Për shembull, Kina për herë të parë diskutoi transferimin e detyruar të teknologjisë si një problem të përhapur. Kina kishte refuzoi më parë të pranonte se një gjë e tillë kishte ekzistuar në përmasën që pohohej nga Shtetet e Bashkuara. Kompanitë amerikane ankohen se janë nën presion për të dorëzuar sekretet e tyre si një kusht për të bërë biznes në Kinë. Një nga shqetësimet më të mëdha të SHBA-së është se kush do të dominojë të ardhmen në industri e teknologjisë së lartë. Kina është e vendosur të bëjë përmirësime në këtë aspekt në 10 sektorë strategjikë deri në vitin 2025, ndër to hapësira ajrore, robotika, inteligjenca artificiale dhe makinat elektrike.

Kërkesat e Uashingtonit për ndryshim pasojnë vite rritje të qëndrueshme të defiçitit tregtar amerikan në raport me Kinën. SHBA-ja ka akuzuar Pekinin se ka marrë vjedhur sistematikisht sekretet mbi teknologjinë apo ka detyruar kompanitë amerikanë t’i dorëzojnë vetë ato

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG