Lidhje

Komisioni Europian, takim për zgjedhjen e udhëheqësve


Udhëheqësit e Bashkimit Evropian filluan të dielën një raund të ri bisedimesh, me shpresën për të realizuar një arritje të rëndësishme në mosmarrëveshjen diplomatike lidhur me postet e larta udhëheqëse në bllokun prej 28-vendesh.

Udhëheqësit deri tani kanë dështuar dy herë për të bërë emërimet kryesore, të cilat përfshijnë një zëvendës për Jean-Claude Juncker si president i Komisionit Europian dhe për Donald Tusk si kreu i Këshillit Evropian.

Zoti Juncker u tha gazetarëve para takimit se shpresonte që udhëheqësit do të ishin në gjendje të arrijnë një marrëveshje mbi kandidatët për postet më të larta të grupit në takimin e së dielës, pasi vonimi më tej i vendimit "nuk ka kuptim".

Ai shtoi se kandidati i Partisë Popullore Evropiane duhet të merrte postin e tij, pasi partia PPE fitoi më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të muajit maj. Partia PPE-ja e qendrës së djathtë është grupi më i madh politik në Parlamentin Europian, edhe pse humbi vendet në votimin në BE.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG