Lidhje

Tiranë: Misioni i OSBE/ODIHR-it del me deklaratë për zgjedhjet vendore


Misioni i OSBE/ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve vendore në Shqipëri deklaroi sot se ato u mbajtën pa vlerëuar interesat e qytetarëve. Përplasjet politike sollën në pasiguri juridike

“Në një klimë ngërçi dhe polarizimi politik, votuesit nuk patën mundësinë që të zgjidhnin midis disa mundësive politike. Opozita vendosi të mos marrë jesë, ndërsa qeveria vendosi që t’i zhvillojë ato pa opozitën” - tha Misioni i ODIHR-it.

Sipas deklaratës, thirrjet e partive opozitare për të bojkotuar zgjedhjet dhe intepretimet kontradiktore të dekreteve të presidentit cënuan besueshmërinë e publikut tek procesi.

Dita e zgjedhjeve ishte përgjithësisht e qetë, ndonëse pranë qendrave të votimit mbizotëronin vëzhguesit e Partisë Socialiste.

“Mjedisi politik ishte i polarizuar dhe antagonist, qysh nga shkurti, kur PD dhe opozita u tërhoq nga parlamenti, dhe zhvilloi një seri protestash duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe zgjedhje të parakohshme nga një qeveri tranzitore - tha ambasadorja Odri Glover, drejtuesja e Misionit të ODIHR-it.

Në afro gjysmën e bashkive kandidatët socialistë nuk kishin përballë asnjë kundërshtar.

Zgjedhësit mbaheshin shënim nga vëzhguesit e partive politike, dhe nuk u lanë të qetë të votonin nga frika e ndëshkimit.

Votuesit pohuan të frikësuar se edhe pjesëmarrja ose jo në votime i ekspozonte pëlqimet e tyre partiake.

Një raport i plotë do të dalë nga ODIHR pas dy muajsh, duke përfshirë edhe rekomandimet për përmirësimin e proceseve zgjedhore në Shqipëri.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG