Lidhje

SHBA, administrata heq dorë nga pyetja e nënshtetësisë për regjistrimin e popullsisë


Administrata Trump hoqi dorë nga planet për të përfshirë pyetjen mbi nënshtetësinë në procesin për regjistrimin e popullsisë që nis në vitit 2020.

Kjo do të thotë se Byroja e Regjistrimit do të nisë të shtypë formularë të cilët nuk e përfshijnë këtë pyetje për t'ua dërguar më shumë se 100 milionë shtëpive amerikane. Çdo vonesë e procesit do të kishte qenë shkelje e ligjit federal.

Javën e kaluar me një vendim 5 me 4, Gjykata e Lartë vendosi kundër kërkesës së administratës Trump për të përfshirë pyetjen mbi nënshtetësisë në formularin për regjistrimin e popullsisë. Avokatët e Departamentit të Drejtësisë argumentuan se kjo pyetje ishte e nevojshme për të ndihmuar zbatimin e ligjeve që mbrojnë të drejtën e pakicave për të votuar.

Por në argumentimin e shumicës së Gjykatës së Lartë, që krahas 4 gjykatësve federalë përfshiu dhe kreun e gjykatës John Roberts, thuhej se kërkesa e administratës “nuk qëndronte" dhe nuk i plotësonte standardet për një shpjegim të qartë se pse po kërkonte të ndërmerrte një veprim të tillë.
Në një postim në tweeter duke komentuar vendimin e gjykatës presidenti shkruante se kjo “është një kohë shumë e trishtuar për vendin kur Gjykata e Lartë e Shteteve të Bashkuara nuk lejon që gjatë censusit të 2020-s të bëhet pyetja: a është ky ose ai person shtetas amerikan?”.

Censusi është i rëndësishëm pasi përcakton numrin e vendeve për në Kongres për çdo shtet si dhe se si do të shpërndahen me qindra miliarda dollarë financime të qeverisë federale.

Sipas kritikëve, pyetja për nënshtetësinë do të kishte frikësuar pakicat dhe emigrantët për të plotësuar formularin dhe do t'u jepte republikanëve epërsi në distriktet me shumicë votash demokrate.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG