Lidhje

Ushtari amerikan gjendet i pafajshëm për vrasjen e militantit të Shtetit Islamik


Një juri ushtarake në San Diego të Kalifornisë gjeti të pafajshëm një ushtar të dekoruar të marinës detare amerikane. Ushtari i forcave speciale Edward Gallagher akuzohej për vrasjen e një militanti adoleshent të Shtetit Islamik në Irak në vitin 2017.

Edward Gallagher u lirua gjithashtu nga dy akuza për vrasje në tentativë, por u gjet fajtor për fotografimin me kufomën e të burgosurit. Tim Parlatore është avokat i ushtarit amerikan.

“Ky rast kurrë nuk duhet të kishte shkuar në gjykatë në mënyrën se si u bë. Bërja e një fotografie të tillë, është diçka që normalisht trajtohet përmes një dënimi jo-juridik.”

Vendimi për një dënim katë mujor bie pasi zoti Gallagher kaloi nëntë muaj në paraburgim. Ai u akuzua për vrasjen e një të burgosuri të plagosur të Shtetit Islamik, duke e goditur atë me thikë në qafë.

Prokurori argumentoi se fotografia e ushtarit amerikan me kufomën dhe një mesazh me tekst që thoshte “e vrava me thikë gjahu” ishin prova të mjaftueshme për ta dënuar.

Por organi mbrojtës tha se mesazhi me tekst i zotit Gallagher ishte shaka duke e quajtur atë viktimë të një “rebelimi”. Avokati tha se klientit të tij i kishin bërë puç ushtarët e rinj nën komandën e tij të rreptë. Disa nga ushtarët që dëshmuan thanë se e kishin parë Gallagher të qëllonte me thikë militantin.
Por pjesa më dramatike e gjykimit dy javor ishte dëshmia e një infermieri, i cili i tha gjykatës se ishte ai që kishte shkaktuar vdekjen e të burgosurit të plagosur, duke i bllokuar tubin e frymëmarrjes në qafë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG