Lidhje

SHBA-Kinë, gati për bisedime të reja


Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se bisedimet zyrtare tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës janë gati të rifillojnë brenda disa ditësh.

Drejtori i Këshillit Kombëtar Ekonomik Larry Kudlow tha për Zërin e Amerikës se këtë herë bisedimet ballë për ballë mes dy vendeve, do të jenë më serioze.

Zoti Kudlow thotë se detajet mbi vendndodhjen e takimit ende po përpunohen. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk do të heqin tarifat gjatë bisedimeve.

Në një koment të tij Presidenti Donald Trump tha se marrëdhëniet me Pekinin ishin "rikthyer në rrugën e duhur".

Armëpushimi, i një lufte tregtare që po zgjat prej rreth një viti mes SHBA-së dhe Kinës, do të nënkuptonte që zoti Trump nuk do të vendoste tarifa në një vlerë prej 300 miliardë dollarësh ndaj mallrave kineze.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG