Lidhje

Turqi, hidhen poshtë dënimet me burgim të përjetshëm ndaj 3 gazetarëve


Një gjykatë e lartë turke hodhi poshtë dënimet me burgim të përjetshëm të tre gazetarëve, të akuzuar për shkak të lidhjeve të tyre të dyshuara me rrjetin e klerikut me bazë në SHBA, Fetullah Gulen. Lajmi u njoftua të premten nga agjencia shtetërore Anadolu. Gjykata turke liroi nga akuzat për shkelje të kushtetutës, gazetarët Ahmet Altan dhe Nazli Ilicak, të dy të pandehur në të njëjtin rast, por jo nga akuza se kishin ndihmuar rrjetin e klerikut turk. Fetullah Gulen akuzohet nga Ankaraja për orkestrimin e grushtit të dështuar të shtetit të vitit 2016.

Ndërkohë gjykata vendosi të lirojë nga të dyja akuzat gazetarin Mehmet Altan, vëllai i Ahmet Altanit, për shkak të mungesës së dëshmive të mjaftueshme e bindëse, sipas Anadolu-t.

Pas këtij vendimi pritet që një gjykatë më e ulët të rimarrë nën shqyrtim rastet kundër të tre gazetarëve.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe aleatët perëndimorë të Ankarasë kanë kritikuar masat e ashpra të autoriteteve turke pas përpjekjeve të dështuara për grusht shteti si dhe gërryerjen që po pëson pavarësia e gjyqësorit nën udhëheqjen e Presidentit Tayyip Erdogan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG