Lidhje

Lezhë, sekuestrohen pasuri të vëna nga veprimtari kriminale


Katër autovetura luksoze të markave më të shtrenjta u sekuestruan nga policia e Lezhës, e cila njoftoi se po punon për gjetjen dhe sekuestrimin edhe të katër autoveturave të tjera të shtrenjta. Autoveturat janë pronë e një shtetasi shqiptar, të ekstraduar në Itali për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Grup i strukturuar kriminal”, si dhe të familjarëve të tij.

Policia njoftoi të djelën se automjetet e sekuestruara dyshohet se janë blerë me të ardhura që dyshohet se rrjedhin nga aktivitetet kriminale të shtetasit të ekstraduar në Itali.

Ndërkohë, policia dhe prokuroria bënë të ditur se punojnë për dokumentimin e plotë të aktivitetit të paligjshëm të këtij shtetasi si dhe identifikimin e personave të tjerë, të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Kurbini ku u sekuestruan autoveturat e shtrenjta, njihet si një nga zonat me nivelin e lartë të emigracionit në drejtim të Italisë, por edhe për numrin e lartë të krimevë që këto shtetas kanë kryer në vendin fqinjë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG