Lidhje

Bosi i drogës, "El Chapo" do ta kalojë jetën në një burg amerikan


Joaquin "El Chapo" Guzman, bosi meksikan i drogës, i cili shpëtoi dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Meksikë, do ta kalojë pjesën tjetër të jetës në një burg të SHBA

Dënimin e dha të mërkurën një gjykatës federal amerikan në Bruklin të Nju Jorkut, i cili e quajti El Chapon njeriu që kishte bërë të këqia të jashtëzakonshme.

Nga ana e tij, El Chapo Guzman akuzoi sistemin amerikan të drejtësisë, ndërkohë që një ish-bashkëpunëtore e tij tregoi se si ai i kishte paguar një bande 1 milion dollarë për ta vrarë atë.

Pas kësaj, gjyqtari Brian Cogan shpalli dënimin: burgim i përjetshëm i detyrueshëm plus 30 vjet.

Gjyqtari Cogan urdhëroi gjithashtu që Guzmanit t’i sekuestrohen 12.6 miliardë dollarë.

62 vjeçari u gjet fajtor nga juria federale në muajin shkurt për trafikimin e tonaletave me kokainë, heroinë dhe marijuanë si dhe për pjesëmarrje në komplotime të shumta për vrasje.

Guzman, pseudonimi i të cilit do të thotë "I shkurtri", krijoi emër si figurë e ngjashme me Robin Hudin, duke u bërë hero popullor për shumë njerëz në shtetin e tij Sinaloa, ku ai lindi në një fshat të varfër malor.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG