Lidhje

Irani thotë se Roja Revolucionare konfiskoi një anije-çisternë të huaj


Televizioni shtetëror iranian tha të enjten se forcat e Rojës Revolucionare të vendit konfiskuan një anije-çisternë të huaj nën akuzat për kontrabandë nafte.

Sipas njoftimit anija me një ekuipazh prej 12 vetësh, ishte kapur të dielën në një pjesë të ngushticës së Hormuzit në jug të ishullit Larak të Iranit.

Në njoftim thuhej gjithashtu se anija çisternë po kontrabandonte një milion litra karburant, por nuk u dhanë detaje rreth vendit të origjinës së anijes.

Konfiskimi i saj ndodh ndërsa një anije çisternë me flamur panamez dhe me bazë në Emiratet e Bashkuara Arabe, u zhduk nga radarët në ujërat territoriale iraniane më 14 korrik.

Garda Revolucionare tha se kishte marrë një thirrje për ndihmë nga anija, e cila më vonë u konfiskua me urdhër nga gjykata pasi zbulua se po kontrabandonte karburant.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG