Lidhje

SHBA, arrestohen 16 marinsa, dyshohen për aktivitete të paligjshme


Gjashtëmbëdhjetë marinsa amerikane u arrestuar të enjten për përfshirjen e tyre të dyshuar në aktivitete të paligjshme si trafik qëniesh njerëzore dhe drogë.

Sipas deklaratës për shtyp të Marinës, arrestimet u bënë në bazën "Camp Pendleton" të Kalifornisë, bazuar në informacionin e siguruar falë një hetimi që nuk lidhej me këtë rast, për trafik qëniesh njerëzore.

Në deklaratën e Marinës thuhej gjithashtu se asnjë prej të arrestuarve nuk ishte me shërbim ushtrarak përgjatë kufirit me Meksikën. Arrestimet vijnë një ditë pasi një anëtar i forcave speciale të marinës u urdhërua të kthehej nga Iraku për shkak të shkeljeve disiplinore. Sipas një zyrtari shkeljet kishin të bënin pjesërisht me përdorim të alkoolit.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG