Lidhje

Kina paralajmëron protestuesit në Hong Kong


Kina lëshoi një paralajmërim të ashpër për demostruesit, të cilët me protestat e tyre të fuqishme prej më shumë se dy muajsh kanë paralizuar jetën në Hong Kong. Protestat masive në rrugë e kanë zhytur qendrën financiare aziatike në krizën më të rëndë politike që kur Britania i dorëzoi Kinës kontrollin e Hong Kongut në vitin 1997.

Zëdhënësi i zyrës së qeverisë kineze për Hong Kongun dhe Makaon, Yang Guang, u tha gazetarëve në Pekin të martën se është “vetëm

çështje kohe para se drejtuesit e protestave masive të përballen me ndëshkim”.

“Duam të bëjmë një paralajmërim të qartë për grupin shumë të vogël të kriminelëve të paskrupullt dhe të dhunshëm dhe forcat pas tyre. Ata që luajnë me zjarrin do të zhduken prej tij. Në fund të ditës, ata do të ndëshkohen.”

Demostratat filluan në qershor kur popullata e zemëruar e Hong Kongut protestoi kundër një propozimi që do të lejonte dërgimin e njerëzve për gjykim në Kinë.

Si rezultat i protestave, propozimi u pezullua ndërsa demostratat kanë vazhduar me thirrje për demokraci më të gjerë

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG