Lidhje

Hetime mbi vetëvrasje e Jeffrey Epstein


Prokurori i Përgjithshëm i SHBA William Barr premtoi të hënën një hetim të plotë mbi atë që duket të jetë vetëvrasje e Jeffrey Epstein, një financier që ishte në pritje të gjykimit nën akuzat e trafikimit për seks.

"Ky rast ishte i rëndësishëm për viktimat që patën guximin të dilnin hapur dhe të meritonin mundësinë për t'u përballur me të akuzuarin në sallën e gjyqit. Unë u skandalizova dhe në fakt i gjithë departamenti u zemërua kur mësoi për masat e pamjaftueshme në objektin e paraburgimit ku i burgosuri nuk u sigurua si duhet. Tani jemi duke mësuar për parregullsi serioze në këtë strukturë, të cilat janë thellësisht shqetësuese dhe kërkojnë një hetim të plotë," tha zoti Barr të hënën në Nju Orleans.

Ai tha se çështja e trafikut për seks nuk merr fund me Epstein-in. Ai tha se hetimi do të vazhdojë të ndjekë këdo që mund të ketë bashkëpunuar me Epsteinin.

Jeffrey Epstein u gjet i vdekur të shtunën në qelinë e tij në një qendër paraburgimi të Nju Jorkut. Ai u arrestua më 6 korrik dhe u akuzua për trafik seksual vajzash të mitura. Epstein tha se ishte i pafajshëm.

Më vonë, po në korrik, ai u gjet pa ndjenja në dyshemenë e qelisë. Ai i mbijetoi këtij incidenti për të cilin zyrtarët thanë se po e hetonin si tentativë për vetëvrasje apo sulm të mundshëm.

Ekzaminuesi mjekësor i Nju Jorkut bëri një autopsi të dielën, por tha se shkaku i vdekjes së Epsteinit është "në pritje të informacionit të mëtejshëm".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG