Lidhje

Pasiguritë në tregjet botërore të aksioneve


Aksionet amerikane pësuan luhatje të enjten, pas rënies drastike me 3 për qind një ditë më parë.

Analistët thonë se një lajm inkurajues që lidhej me shitjet me pakicë, u ka dhënë garanci të paktën për momentin, investitorëve nervozë.

Kërkesa e konsumatorëve është shtytësi më i madh i ekonomisë amerikane dhe shitjet me pakicë pësuan një rritje të qëndrueshme me 0.7 për qind muajin e kaluar. “Walmart”, supermarketi me shitjet më të mëdha në botë, njoftoi se gjatë këtij muaji ka patur shitjet më të mira për këtë vit. Konsumatorët fituan besim për shkak të papunësisë së ulët dhe rritjes së pagave modeste.

Por sektorë të tjerë të ekonomisë janë dobësuar kohët e fundit, përfshirë investimet e biznesit dhe sektori i prodhimit, për shkak të shqetësimeve nga një lufte tregtare mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, dy ekonomitë më të mëdha në botë.

Sinjalet e ndryshme rreth treguesve ekonomikë ishin të dukshme të enjten në veprimet e kryera në tregjet e aksioneve në disa vende të botës.

Në Francë tregu kryesor i aksioneve pësoi një ulje me më shumë se një për qind. Britania dhe Gjermania shënuan humbje më të vogla.

Në Azi, aksionet japoneze pësuan rënie të enjten, ndërsa Shangai dhe Hong Kongu pësuan rritje modeste.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG