Lidhje

Ish-nënpresidenti venezuelian kundërpërgjigjet ndaj masës amerikane


Ish-nënpresidenti i Venezuelës Tarek El Aissami iu kundërpërgjigj Uashingtonit, pasi administrata e presidentit Trump e përfshiu atë dhe biznesmenin venezuelian Samark Jose Lopez Bello, në listën e saj e më të kërkuarve për trafik ndërkombëtar narkotikësh dhe pastrim parash.

El Assami u akuzua për administrimin e një rrjeti të gjerë të trafikimit të lëndëve narkotike që përfshinte ushtrinë Venezuelës, dhe anëtarë të tjerë të familjes së tij, të cilët gjithashtu kanë poste kyçe në qeveri. Ai gjithashtu është akuzuar nga ish-shefat e zbulimit të Venezuelës që kanë dezertuar kohët e fundit për lidhje me lëvizjen Hezbollah, të mbështetur nga Irani.

Ky përcaktim pason një masë të vitit 2017 , kur zoti El Aissami, aktualisht ministër i industrisë dhe prodhimit kombëtar, si një "trafikant narkotikësh” nga Departamenti i Thesarit të Shteteve të Bashkuara.

"Nuk do të dorëzohem ndaj këtij sulmi të ri nga imperializmi amerikan," tha ai në televizionin shtetëror të Venezuelës.

Presidenti Nicolas Maduro më herët kishte mbrojtur gjithashtu atë që e konsideron "nënprtesident të ekonomisë", duke thënë se El Aissami ishte viktimë e "përndjekjes politike nga Donald Trumpi racist dhe anti-arab".

El Aissami i cili është me origjinë Siriane, ka lidhje të thella me lëvizjet radikale të Lindjes së Mesme që mbështesin administratën e Venezuelës dhe marrin të ardhura nga operacionet e tij të trafikimit të drogës, sipas gjeneralit Hugo Carvajal, ish drejtori i kundër-inteligjencës ushtarake të Venezuelës.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG