Lidhje

Ambasadorët perëndimorë, thirrje për zgjedhje të rregullta në Kosovë


Ambasadorët e pesë vendeve kryesore euro-perëndimore në Prishtinë, u bënë thirrje të premten partive politike në Kosovë që të krijojnë një mjedis të qetë e të sigurt për zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa qytetarëve që të refuzojnë siç thuhet kriminelët me votën e tyre.

Në një komunikatë më të gjatë, diplomatët thanë se presin shmangien e keqpërdorimeve të votës dhe frikësimet e kandidatëve dhe votuesve serbë të Kosovës që nuk ishin të rreshtuar me Listën Serbe në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu në komunikatë kërkohet që të shmanget çdo formë e trysnisë qoftë ndaj votuesve apo medieve.

Zgjedhjet dhe formimi i qeverisë së re ofrojnë një mundësi për rifillimin urgjent të bisedimeve me Serbinë me qëllim të arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, politikisht të qëndrueshme, dhe ligjërisht të detyrueshme që i kontribuon qëndrueshmërisë rajonale, thuhet në komunikatë, ndërsa kërkohet edhe shmangia e retorikës populiste e nacionaliste.

Kosnett: Ngriteni zërin nëse dikush dëmton demokracinë

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, shkroi të premten se është “i shqetësuar me thashethemet se disa parti politike tashmë kanë nisur që përmes frikësimit dhe taktikave të fshehta të zvogëlojnë konkurrencën për zgjedhjet parlamentare në Kosovë”.

Në një postim në rrjetin social, twitter, ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të ngrisin zërin nëse shohin dikë “që dëmton demokracinë tuaj”.

Kosova thuhet në komunikatë ka nevojë për sundim të ligjit dhe kandidatët duhet të mos kenë të kaluar kriminale, apo lidhje me veprimtari kriminale, dhe se duhet të tregojnë se si do të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar dhe të kundërshtojnë pandëshkueshmërinë dhe nepotizmin në nivelet më të larta.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG