Lidhje

Gjyqi me Becchetti-n, pezullohet përkohësisht dënimi për Shqipërinë


Becchetti award

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, ka njoftuar se ka pranuar pak ditë më parë kërkesën e Shqipërisë për anullimin e vendimit të marrë në Prill të këtij viti nga kjo gjykatë në favor të sipërmarrësit italian Francesco Becchetti dhe disa kompanive dhe ortakëve të tij, nënës së tij Liliana Condomitti dhe bashkëpunëtorëve Mauro de Renzis dhe Stefania Grigolon, për mbylljen e televizionit “Agon” pak vite më parë.

ICSID, dënoi Shqipërinë me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”. Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Më pranimin e ankimimit nga pala shqiptare, ICSID ka vendosur dhe pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj.

Në muajin Qershor Avokatura e Shtetit njoftoi “fillimin e procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen dhe kontraktimin e avokatit ose të zyrës së avokatisë vendase ose të huaj..” me qëllim “përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të Republikës së Shqipërisë, në kuadër të procesit të anulimit të një vendimi arbitrazhi në ICSID”. Mes studiove të huaja ligjore të cilat paraqitën interes, Avokatura e Shtetit përzgjodhi amerikanen Foley Hoag, me një eksperiencë në trajtimin e rasteve të tilla. Foley Hoag, numëron të paktën 14 raste kur ajo ka mundur të anullojë një vendim arbitrazhi. Kërkesa pranë ICDID-së, u depozitua pak para datës 20 Gusht, kur skandonte dhe afati për ankimim.

Anullimi është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një process. Një palë mund të kërkojë anullimin e plotë ose të pjesshm të një vendimi duke u mbështetur së paku në një prej 5 rasteve të parashikuara nga vetë rregullat e ICSID-së: kur trupa gjykuese nuk është formuar në mënyrë korrekte; kur ajo ka tejkaluar hapur pushtetin e saj; kur është konstatuar rast korrupsioni nga një prej anëtarëve; kur është vënë re devijimi nga një prej rregullave bazë të procedurave dhe kur vendimi nuk ka mundur të dëshmojë motivet mbi të cilat është bazuar. Kërkesa e palës shqiptare, mësohet të jetë bazuar të shkelja e procedurave gjatë procesit të arbitrazhit.

Pranimi i kërkesës për anullim i jep për momentin frymëmarrje qeverisë shqiptare e cila ishte e detyruar të niste pagesën e 110 milion eurove, duke qenë se vetëm përllogaritja e interesave mbi vonesat në pagesë, ishte gjithashtu tejet e lartë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG